Çuditë shqiptare të verës dhe sezonit turistik nuk kanë fund.
Në Dhërmi, dikujt i ka shkuar ndër mend një ide e pazakontë për të ftohur birrat: T’i lëshojë ato në fund të detit.
Opinion.al sjell këto foto ku duket se si në detin e Dhërmiut, dhjetra shishe janë zhytur për t’i ftohur.
Kjo duket një mënyrë realisht shqetësuese për turistët që zgjedhin të pushojnë në këtë zonë. Nëse një nga shishet do të thyehej, do të përbënte rrezik për personat që notojnë apo shkelin në këtë zonë.