Vëllezërit shqiptarë Dhimitër Poti dhe Xhevahir Poti janë arrestuar të martën në Belgjikë si pjesë drejtuese e organizatës ndërkombëtare të drogës të “Escobarit të Ballkanit”, goditur së fundi në Greqi.
Dy vëllezërit Poti, fotot e te cileve u publikuan nga Report TV janë nën hetim dhe nga policia e prokuroria shqiptare prej 2015 ku në nëntor drejtësia greke kërkoi informacion për firmën CHIM PORD në pronësi të Dhimitër Potit.
4 transferta të dyshimta drejt Greqisë në afro 1 milion euro habitën policinë Greke e cila kërkoi informacion për firmën, administratorin e saj dhe gjendjen gjyqësore.
Në belgjikë vëllezërit Poti janë prangosur në kushtet e flagrancës me 100 kg cannabis dhe afro 20 mijë euro bëjnë me dije burime për Report Tv. Por kjo nuk është akuza e vetme ndaj tyre, pasi dyshohet se nën kryesimin e Dhimitër Potit grupi i tyre kish krijuar kompani fiktive transporti me qendër në Bullgari dhe filial në Greqi e Belgjikë