Policia në Pulia ka gjetur dhe sekuestruar në brigjet e komunës së Monopolit, pranë Barit një sasi droge rreth 650 kg marijuanë. Sekuestrimi është bërë në plazhin e Santo Stefanos, rreth 650 kg marijuanë e fshehur pas një muri rrethues të një vile e cila është e banuar vetëm gjatë muajve të verës.
Mediat italiane shkruajnë se pak metra më tej u gjet një gomone e braktisur. Lënda narkotike e konfeskionuar në 137 pako, vlera e së cilës është llogaritur në 3 milionë euro.
Policia italiane ka nisur hetimet mbi ngjarjen duke inspektuar imtësisht zonën në bashkëpunim me kapitenerinë e portit të Barit, raporton panorama.
Mediat italiane raportojnë se dyshohet se ngarkesa me drogë vinte nga Shqipëria. Policia po heton për shkakun e braktisjes së gomones dhe largimin të trafikantëve.
Policia është njoftuar nga një banor i zonës, që kishte parë sasinë e drogës në breg.