Në gazetën amerikane New York Times të 8 Prillit të vitit 1939, i kushtohet një hapësirë e veçantë pushtimit italian të Shqipërisë dhe veçanërisht rezistencës që iu bë këtij invazioni nga vendasit.
“Shqipëria i reziston pushtimit italian. Katër porte të pushtuara. Mbreti Zog ofron marrëveshje. Britanikët protestojnë. Berlini përkrah Musolinin”.
Eshtë ky titulli i artikullit të New York Times, ndërsa ne faqet e saj shkruhet se populli po reziston me forcë, e madje se edhe gratë i janë bashkuar luftimeve.