Në rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto që tregojnë pamjen e re të stadiumit historik të Tiranës, “Qemal Stafa”, i cili duket i rrafshuar.
Të gjitha tribunat e këtij objekti janë rrafshuar tashmë dhe ajo që ka mbetur është vetëm tribuna qendrore, për shkak se ajo mbart edhe shkallaren dhe pjesën hyrëse që është edhe “Monument Kulture”.
E pikërisht mbi këto rrënoja do të ngrihet stadiumi i ri “Arena Kombëtare”.