Në zonën ish-Bllokut në Tiranë është djegur rrjeti elektrik i një pallati. Nga ky inicident nuk ka patur të dëmtuar. Sakaq policia njofton se : “Në rrugën “Ibrahim Rugova”, në bodrumin e një pallati në afërsi të vilës “31”, ka rënë zjarr. Nga zjarri i rënë nuk ka të dëmtuar në njerëz por vetëm janë djegur disa mbeturina të cilat ndodheshin në bodrumin e pallatit. Zjarrëfikësit bënë të mundur fikjen e zjarrit. Shkak i rënjes së zjarrit mendohet një shkëndi elektrike”.