Një police meksikane, e cila u pezullua nga detyra e saj për shkak se kishte bërë një foto “topless” në makinën e patrullës, është “mbytur” nga oferta të shumta që i kanë ardhur nga agjenci modelingu.
Nidia Garcia u bë e famshme në Amerikën Latine pasi fotoja e saj me gjoksin jashtë dhe duke mbajtur pranë një automatik doli “online”.
Drejtuesit e policisë e pezulluan dhe nisën një hetim, që çoi në zbulimin e fotove të tjera seksi, për të cilat ajo ka thënë se nuk pendohet aspak.
Me anë të një postimi në Facebook, Nidia sqaroi: “I kërkoj falje policisë dhe qytetit. Atë foto nuk e kam postuar unë dhe më vjen shumë keq për tronditje që i ka shkaktuar familjes sime”.