Zgjedhja e presidentit të vendit, festa që është paralajmëruar për të dhe në anën tjetër protesta e thirrur nga tri partitë opozitare ka bërë që qyteti i Prishtinës të jetë i mbushur me pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Derisa në oborrin e Kuvendit të Kosovës janë duke qëndruar me dhjetëra policë.
Në çdo rrugë në Prishtinë, duke mos përjashtuar as sheshet kryesore mund të shohësh Policë.
Në anën tjetër, forca të mëdha të policisë, kanë filluar të vendoset nëpër pozicionet e parapara sipas planit të tyre të sigurisë.
Aktualisht janë duke u vendosur policë me jelek anti-plumb përreth dy institucioneve të shtetit, Qeverisë dhe Kuvendit.
Por përveç kësaj, prapa tyre janë duke u pozicionuar edhe pjesëtarë të shumtë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.