Temperaturat e larta në kryeqytet, me sa duket i kanë lënë vendin motit të keq. Pasditen e sotme, stuhi shiu, era të forta dhe rrufe kanë nisur të bien në Tiranë, duke u shoqëruar me disa incidente.
Një foto e ardhur në Opinion.al, tregon se pranë galerisë FAB, afër Presidencës, një skelë prej hekuri ka rënë nga një fasadë që po ndërtohej, duke përfunduar në rrugë.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, ndërkohë që po punohet për heqjen e tyre nga rruga.