Një ambulancë ka mbetur për afro 20 minuta në hyrje të Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pa pasur mundësi të afrohet te dera pavionit. Shkak është bërë parkingu i krijuar para derës së këtij pavioni ku në raste emergjencash fëmijët e sëmurë duhet të merren në krahë për ti dërguar në pavion. Këtë situatë jo normale e tregon edhe kjo foto ku makinat e parkuara para Pediatrisë nuk krijojnë asnjë mundësi që ambulanca të afrohet pranë derës. Sigurisht një situatë që duhet zgjidhur menjëherë nga instancat përkatëse.