Kryeministri Rama është kapur në zonën Vip të stadiumit “Loro Boriçi” duke parë ndeshjen Shqipëri-Spanjë me një xhup që mban logon e Kombëtares së Italisë. Në shoqërinë e bashkëshortes Linda dhe Presidentit të FSHF-së, Duka, kjo veshje është e çuditshme sidomos për një kryeministër si Rama, që është shumë i kujdesshëm te detajet. Çfarë ka dashur të thotë me këtë xhest dhe a e di që Italia ndërkohë po luan në Maqedoni dhe jo në stadiumin “Loro Boriçi”? Të presim këtë herë shpjegimin e vetë kryeministrit që gjithmonë e ka një të tillë.