Tre punonjës të OSHEEsë, Agjencia Has, kanë rrezikuar seriozisht jetën, gjatë ndërhyrjes për riparimin e Fidrit 8.
Të njoftuar për problemin me energjinë në zonë, ata kanë shkuar për riparimet e nevojshme, por dalja e lumit nga shtrati ka marrë me vete makinën, duke i rrezikuar seriozisht.
Lajmin e ka njoftuar vetë OSHEE në faqen e saj zyrtare në FB, duke postuar edhe fotot. Aktualisht po nderhyn zjarrëfikësja dhe policia.