Këngëtarja Elhaida Dani që pas përfaqësimit të Shqipërisë në kompeticionin Eurovision duket se është tërhequr pak nga skena e muzikës. Ajo i është përkushtuar një talenti tjetër, atij të aktrimit.
Aktualisht këngëtarja Elhaida Dani ndodhet në Paris për shkak se është pjesë e musikalit “Notre Dame De Paris”, ku ajo ka rolin e Esmeraldës.
Ajo ka publikuar një foto në të cilën shfaqet mjaft seksi dhe në formë. Është hera e parë që këngëtarja shfaqet kaq e zbuluar mund të themi, edhe pse është vetëm 23 vjeç.