Kthimi nga Durrësi këtë pasdite i shumë vizitorëve, nuk ka qenë fatlum për disa nga drejtuesit e automjeteve. Sipas raportimeve më rë fundit, në autostradën Tiranë-Durrës janë shënuar disa aksidente, për fat të mirë pa dëme serioze në njerëz. Aksidenti më gjithëpërfshirës në këtë aks ka ndodhur pasdite, ku pesë mjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku mësohet se dy prej automjeteve kanë qenë me targa kosovare.