Nuk është më çudi në kampionatin shqiptar të futbollit të shikosh skena të tilla, ku paratë shpërndahen nën dorë, edhe pse bëhet fjalë për një ligë profesioniste siç është Super Liga dhe një ekip si Vllaznia që ndeshet me probleme të thella financiare. Fotoja e mësipërme është hedhur në fb nga vetë lojtarët e Vllaznisë fill pas fitores me Skënderbeun ditën e djeshme, ku një biznesmen i lumtur për fitoren ka vendosur ti japë skuadrës në mënyrë vullnetare 5 milion lekë të vjetra.