Edhe pse u prish pothuaj 2 vite e ca muaj më parë. me urdhër të kryeministrit Rama, në atë që u quajt lufta kundër ndërtimeve pa leje në rivierën shqiptare, fotot e shkrepura vetëm tri ditë më parë tregojnë se ndërtuesit e paligjshëm i janë kthyer edhe njëherë idesë së ngritjes së një objekti dy katësh, aty ku të gjithë e njohin si Ballkoni i Llogarasë, apo ndryshe pamja më panoramike nga ku mund të shikohet Riviera e Jugut shqiptar.
Siç shikohet edhe nga fotot e siguruara nga Opinion.al, vendi ku dikur ishte në ndërtim i jashtëligjishëm, sot është rrethuar me llamarina, me qëllimin për ta ngritur objektin. Ju kujtojmë se në muajt e verës 2013, ishte shoqëria civile por edhe presioni I rrjeteve sociale, që bëri që ky ndërtim të mos ngrihej si çiban mbi krye të Rivierës. Të shikojmë nëse e njëjta gjë do të ndodhë edhe tani. Opinion.al / Dritan Laci