Jemi në orët vendimtare për fatin e Reformës në Drejtësi, e cila pritet të sjellë ndryshime thelbësore në sistemin ligjor, sidoemos në zbatimin e ligjeve.
Por veç ngërçit, nuk kanë të sosur as paradokset e kësaj reforme, sepse atë do ta votojnë shkelësit e ligjit.
Kjo foto tregon se si në barin e Kuvendit, teksa Kryeministri bisedon me deputetët, me siguri për sigurimin e votave të nevojshme, një tjetër deputet e shkel ligjin para tij.
Siç duket në foto, deputeti ka ndezur cigaren, duke shkelur ligjin antiduhan që ndalon pirjen e tij në ambjente të mbyllura.