Gjatë seancës parlamentare të pasdite, kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer një shtrëngim duarsh me kreun e opozitës, Lulzim Basha.
Dy kryetarët e dy partive më të mëdha në vend arritën një marrëveshje më 17 maj që i dha fund ngërçit disamujor të Parlamentit, ndërsa kanë premtuar bashkëpunim për një sërë reformash si ajo në drejtësi, reforma zgjedhore etj, rezultatet e të cilave pritet të shihen gjatë muajve në vijim.
Pas hedhjes në kuti të votës për kryetar të ri të Parlamentit, Rama është nisur drejt deputetëve në sallë.
Rama i ka dhënë dorën edhe deputetit demokrat Flamur Noka.