Radhë të gjatë kilometrike po shënohen në këto momente në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas raportimeve më të fundit lëvizja në këtë aks të rëndësishëm rrugor është vështirësuar ndërsa makinat detyrohen të lëvizin me shpejtësi të ulët për shkak të trafikut të rënduar. Koha e bukur ka favorizuar kryeqytetasit ti drejtohen plazhit të Durrësit, çka ka bërë që kthimi në Tiranë të shoqërohet nga mbingarkesa rrugore.