Arta Dade para nisjes së votimit për Kryesinë e re të Partisë Socialiste bëri të ditur se refuzonte të ishte pjesë e garës. Këtë vendim të papritur ajo e argumentoi me faktin se nuk i pëlqente mënyra sesi po drejtohej sot PS.
Për këtë vendim të guximshëm ajo mori edhe mbështetjen e deputetin Pjerin Ndreu dhe ministrit Damian Gjiknuri.
Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste nuk ka munguar as drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame.
Lame është anëtar i Asamblesë së Përgjithshme dhe u rishfaq sot pas një mungesë relativisht të gjatë në publik.
Pak ditë më parë Lame kritikoi dhënien e lejes së një pallati nga Edi Rama në qendër të Tiranës mbi tyrben historike të Kapllan Pashës./Panorama