Një projekt i Bashkisë Tiranë për mbjelljen e pemëve pranë zonës së Farit në Liqenin Artificial është kthyer në përplasje verbale midis Policisë Bashkiake dhe pronarëve të tokës. Njëri nga pronarët është shprehur për Opinion. al se toka për të cilën Bashkia pretendon se është pronë publike, me letra është e tyre e dokumentuar edhe me çertifikatë pronësie. Ndërkohë që në vendin ku po zhvillohet përplasja ka shkuar edhe Policia e Shtetit.