Ish-Miss Shqipëria, Adrola Dushi, e cila prej kohësh është zhvendosur në SHBA ku po ndërton karrierën e saj si modele , ka befasuar me imazhet e fundit që ka ndarë në rrjetet sociale.
Modelja 25 vjeçare e cila është konsideruar si femra më e bukur shqiptare ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj.
Adrola ka shpërndarë në rrjete sociale disa fotografi ku duket look-u i saj krejtësisht i ndryshuar, me flokë të shkurtra të zeza e me baluke.