Ku është momenti kur gazetarja Alida Tota i kthen mbrapsht nënkryetarit të Komisionit të Medias, Alfred Peza manualin e gazetarisë që ia kishte dhuruar kur ajo ishte studentja e tij.
Tota e kreu këtë gjest në shenjë revolte pas dështimit të seancës dëgjimore në Komisionin e Mediave, ku dhe do të dëshmonte për pushimin nga puna si pasojë e një investigimi për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës.
Ajo do të tregonte para deputetëve për arsyet që e çuan në pushimin e saj si drejtoreshë e ‘A1 Neës’, por seanca ka dështuar, pasi në komision mungonin disa deputetë të mazhorancës, duke e bërë të pamundur zhvillimin e saj.
Për nënkryetarin e Komisionit të Medias, dëgjesa me gazetaren Tota është një kauzë e cila po kërkohet të amplifikohet nga opozita. Peza theksoi se mazhoranca nuk do të bëhet pjesë e kësaj dëgjese.