Ardhja e Presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelenksy, në Tiranë, është shoqëruar me masa të forta sigurie.
Teksa Zelensky ndodhet në kryemimistri në takimin kokë më kokë me kreun e qeverisë Edi Rama, janë vendosur snajperë në tarracat e godinave.
Në pamjet e publikuara në media shfaqen snajperistët të vendosur në tarracën e Universitetit të Politeknikut pranë Kryeministrisë.
Ndërkaq, në bulevardin Dëshmorët e Kombit është bllokuar qarkullimi i automjete, ndërsa janë vendosur forca të shumta policie për mbarëvajtjen e sigurisë së Samitit Ukrainë-Evropajuglindore.