Një automjet ka përplasur një femër dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja në zonën pranë Muzeut Kombëtar.
Fotoja e gruas së aksidentuar është shpërndarë në rrjetin social facebook përmes faqes “Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore”.
Po kjo faqe lajmëron vonesën e ambulancës, çfarë ka detyruar shoferin e një automjeti të dërgojë gruan në spital.
Mësohet se gruaja ka marrë plagë të rënda.