Nuk është e tepërt të thuhet se deputetja demokrate Majlinda Bregu është një femër vërtetë seksi.
Me rastin e takimit të shtatë të Këshillit Kombëtar të Integrimit, ish kryetarja e këshillit, Majlinda Bregu në një moment të caktuar, ka përfituar nga koha për të realizuar një foto, të cilën pak më vonë e ka hedhur në profilin e saj në Instagram.
Si asnjëherë tjetër, Bregu shfaqet për herë të parë me syze optike, teksa lexon një material në fletë të bardhë.
Megjithatë, deputetja demokrate, që shquhet për veshjet moderne dhe format perfekte, vendosjen e syzeve optike e ka si trend të kohës, për t’u dukur më elegante, më intelektuale, apo si domosdoshmëri për të shquar më me kujdes materialin e shkruar.
Pavarësisht kësaj dileme, me apo pa syze, ajo duket mjaft elegante.