Kombëtarja e Shqipërisë tashmë gjendet në Francë, ku janë kualifikuar për herë të parë në histori në një eveniment madhor siç është Kampionati Evropian
Trajneri i Shqipërisë, Gianni se Biasi, së bashku me lojtarët e tij tashmë gjenden në Francë ku janë pritur nga shumë gazetarë.
Kombëtarja shqiptare do të qëndrojë në qytezën Lannior, ku do të pritet edhe nga autoritetet vendase. Mikpritja për kuqezinjtë duket e ngrohtë, pasi në rrugët e qytetit janë vendosur parulla “Mirësevjen Shqipëri”.
Stërvitjen e parë në Francë në nisjen e përgatitjeve për ndeshjen e së shtunës ndaj Zvicrës, Shqipëria e zhvillon sonte nga ora 17:30.