Prej kohësh në Shqipëri të duket se fshati ka zbritur në qytet. Njerëzia është nisur me turr drejt fshatit, por fshat nuk ka. Të gjithë po pyesin, ku është fshati? Me sa duket, fshati ka zbritur në qytet.
A nuk është një dëshmi e tillë foto e mëposhtme e publikuar në Opinion.al? A nuk mund të jetë një dëshmi e tillë, bashkëjetesa e cuditshme e kafshës që kërkon lëndinë dhe barë, me makinën që kërkon rrugë të drejta të gjëra dhe asfalt?
Kjo është dëshmia e parë. E dyta është se si fshati, si qyteti janë bërë një. Ata që u dynden nga fshati për të ardhur në qytet, nuk lanë fshatin aty, por e morën me vete. Në fakt nuk mund të ndodhte ndryshe. Këta që ishin në qytet, ende se kishin kuptuar se çfarë ishte qyteti.
Prandaj qyteti u bë fshat dhe fshati u bë qytet. E thënë ndryshe, prapanica e qytetarit u bë katund dhe, katundi i tjetrit, u bë prapanicë. Thejsht, kufirin mes të dyjave, e ndan veçse një lopë.