Ata kanë qenë së bashku prej vitesh dhe duket se kanë ende shumë pasion për njëri-tjetrin.
Kështu John Legend nuk rezistoi dot ta prekte gruan e tij në mënyrë “të pahijshme” duke vendosur dorën tek të pasmet e saj ndërkohë që ishin duke biseduar me njerëz të tjerë.
Atij nuk i është bërë vonë aspak se jo vetëm ishin në një vend publik, por edhe në një event, premiera e “Target’s The Toycracker”, ku fotografët nuk mungonin dhe natyrisht nuk do ta linin t’u shpëtonte një shkrepje e tillë.
Ndoshta kjo nuk është një pozë shumë e përshtatshme për dy persona që sapo janë bërë prindër, dhe për më tepër nuk janë më në vitet e tyre të adoleshencës, por ja që gjuha shkon aty ku i pëlqen dhëmbit!/intv