Viktimat e sulmit terrorist të Nisës janë përkujtuar sot në një mënyrë të veçantë dhe prekese. Në stolin që gjendet përgjatë shëtitores janë vendosur buqeta me lule, ndërsa një pulëbardhë fluturon mbi to, si për të treguar që shpirtrat e tyre tashmë janë në paqe. Më shumë se 84 persona, mes të cilëve edhe 10 fëmijë, humbën jetën kur një francezo-tunizian, drejtoi kamionin e tij dhe qëlloi me armë mbi turmën që po festonte ditën e Bastijës më 14 Korrik. Autoritet franceze kanë ndaluar 6 persona si të lidhur me sulmin.