Ky është lokali në fshatin Berogozhdë në komunën Dardhas në Pogradec në pronësi të shtetasit Dashamir Muçka ku ndodhi ngjarja e rëndë në mbrëmje, ku një bombul gazi shpërtheu duke plagosur 30 persona. Siç shikohet edhe nga foto, lokali është dykatësh dhe ndodhet në qendër të fshatit.