Vajza e ndaluar nga policia se spërkati me benzinë dhe dogji makinat e babait të shokut të saj, pas një konflikti mes tyre u identifikua si 23 vjeçarja Desara Mançellari.
Policia njoftoi se ajo u zbulua nga kamerat e siguririse, teksa pasi i spërkati me benzinë, u vuri zjarrin 4 makinave në rrugën Kokonozi në Tiranë në pronësi të 56vjeçarit me iniciale V.P, dy prej të cilave janë djegur plotësisht. Vajza akuzohet “shkatërrim prone me zjarr”.