Giani De Biasi dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka kanë qenë ditën e djeshme në Dibër, ku kanë ndjekur ndeshjen e Kategorisë së Parë midis Korabit vendas dhe Erzenit të Shijakut, të përfunduar me rezultatin 3-1 në favor të vendasve. Mikëpritja pëe De Biasin ka qenë madhështore nga dibranët, të cilët nuk kanë harruar ti vendosin në kokë edhe qeleshen e tyre tradicionale. Siç shikohet edhe në këtë foto. Në përfundim të këtij takimi De Biasi ka dhënë edhe përshtypjet e tij, që duket se kanë qenë mjaft të mira.
Deklarata e De Biasit
“Unë pashë një ndeshje shumë të bukur, shumë të luftuar, me gola të bukur. Unë jam shume i lumtur që isha këtu mes jush në këtë qytet të bukur. 3 pikët e fituara i japin shansin Korabit të qëndrojë pranë kryesuesve në këto 4 ndeshjet e fundit, dhe besoj që ekipi me kualitetin e lojtarëve që ka do të kërkojë të kalojë një kategori më sipër.”