“Fundjavë ndryshe”, një nismë bamirësie e cila vetëm në pak kohë ka mundur të ndryshojë jetën e shumë familjeve të varfëra në Shqipëri, tashmë ka edhe një zyrë bashkëpunimi në Neë York. Arbër Hajdari, një nga nismëtarët e këtij projekti, na informon se “Pas ftesës nga komuniteti shqiptaro-amerikan, me qëllim krijimin e një ure lidhëse për të ndihmuar njerëzit në nevojë në Shqipëri, u pa e udhës edhe ngritja e një zyrë bashkëpunimi në Neë York”. Për këtë qëllim dy ditë më parë u mbajt edhe një takim në Neë York, ku “Fundjavë ndryshe” u nderua edhe me çmimin mirënjohjes nga deputeti i Neë Yorkut, Mark Gjonaj, në shenjë mirënjohje për punën e bërë në Shqipëri.