Etrit Berisha përpos që ka konfirmuar se mbetet një nga portierët më të mirë që ka mbrojtur portën shqiptare, po tregon se është një lider edhe jashtë fushe. Ai ka qenë ditën e sotme bashkë me lojtarët lacialë Biglia dhe Konko, në një nga shkollat e Romës, ku është takuar dhe ka shpërndarë autografe me nxënësit.