Nuk dihet nëse këto janë efektet e globalizmit, apo të ngrohjes globale, apo kjo pulë meriton epitetin pulë e shushatur për aq kohë sa nuk dallon as vezët e saj, por e vërteta është se kjo ndodhi meriton tanimë të futet në analet e studimeve shkencore si një devijancë e pazakontë në botën e sqepsave. Pula në foto, që thuhet se është pulë shqiptare, është kapur duke ngrohur vezët e një pate, duke çuditur jo pak me gjestin e saj. Një gjest që na bën të mendojmë ose bota në vazhdim po bëhet më bujare ose me këto çudi që po ngjasin po çmendet fare.