Menjëherë pas replikave të ashpra me Shpëtim Idrizin në Kuvend, Ben Blushi është parë të drekojë më ministrin Tahiri në një nga restorantet e kryeqytetit.
Deputeti Blushi bëri me dije se ai ka ikur formalisht nga PS, por asnjëherë nuk do guxonte të bëhej pjesë e PD-së.
Megjithatë, atë se pengon asgjë të mos drekojë me mikun e tij, ministrin Tahiri. Siç dihet, Blushi dhe Tahiri janë miq të mirë dhe prej kohësh ata janë vënë re shpesh në praninë e njëri-tjetrit, pavarësisht tensioneve që hera-herës kanë shfaqur.