Armina Mevlani së fundmi ka filluar më shumë të njihet për dukjen e saj se sa për familjen ku jeton.
Nusja e djalit të Sali Berishës, Shkëlzenit, vërtet po shkëlqen.
Ajo së fundmi ishte pjesë e javës së modës në Milano, prej ku ka realizuar edhe foto mahnitëse të dukjes së saj. Armina, e cila është prej blogereve më të njohura, po bën hapa të mëdhenj drejt botës së modës, shkruan Telegrafi.
Bukuroshja u shfaq së fundmi me një bluzë ngjyrë krem e veçantë, në syze të brendit Versace dhe akcesorë të po të njëjtës firmë.
Seksi dhe e bukur, Armina refuzoi të bartë sutjenat, duke preferuar të lë gjoksin e bukur të saj ta bëjë të veten në paraqitjen e saj të radhës në publik.
