Cristiano Ronaldo (31 vjeç) është parë duke pozuar me një grua të re në avion. Sipas revistës “Flash”, bëhet fjalë për piloten e bukur, Alejandra Manriquez. Javë më parë, ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram me një foto të vetën, krah për krah me superstarin e Real Madridit.
Manriquez shkroi: “Me CR7 për të fluturuar, foto me një nga futbollistët më të mirë në botë.” Por gruaja e bukur meksikane ka një tjetër imazh të postuar. Ajo tregon veten dhe Ronaldon në një darkë. Portugezi vendos krahun e tij rreth Alejandra Manriquez, duke dëshmuar miqësi dhe afrimitet jo të aty për atyshëm, të rastësishëm.
Por, zbulohet se Manriquez, bukuroshja pilote, është një tifoze e zjarrtë e Barcelonës, rivales së madhe të Real Madridit. Ky antagonizëm sportiv mes dy gjigantëve spanjollë, sidoqoftë, nuk është shkak për debate në mes të dyve.