Karta e shëndetit e shëndërruar tashmë në një detyrim për marrjen e shërbimeve shëndetësore në klinikat dhe spitalet shtetërore është kthyer në një shqetësim real për qytetarët e Tiranës, por edhe të rretheve.
Fotot e dërguara në Opinion.al, janë marrë ditën e djeshme në qendrën shëndetësore të Kombinatit, ku qytetarët presin me orë të tëra në radhë të gjata për të kryer procedurat e pajisjes me kartë, ndersa nga fotot shihet qe kryesisht janë te moshuar.
Sipas tyre, në këtë qendër ekziston vetëm një sportel për kryerjen e veprimeve dhe që të kesh mundësi të kryesh punë, duhet të zësh radhën që në orën 6 të mëngjesit.