Nga selia blu, Grida Duma ka reaguar për skandalin e pagimit të 80 mijë eurove nga Kryeministri Edi Rama për një foto me presidentin Barack Obama.
Sipas Dumës, mediat ndërkombëtare japin fakte për 80 mijë dollarët e Ramës por kryeministri vijon të heshtë dhe nuk thotë se ku i morri 80 mijë eurot.
“Cili është burimi nga vijnë këto para?”- tha Duma.
Sipas saj, Rama ka rritur sulmin ndaj prokurorisë dhe instutucioneve të vendit.