Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fotoja e rrallë e Mit’hat Frashëri në kampin “Santa Fara”

2016/10/03 at 9:28 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fotoja e rrallë e Mit’hat Frashëri në kampin “Santa Fara”

Kjo është një foto e dhjetorit të vitit 1944 në kampin “Santa Fara” në Bari të Italisë. Publikohet për herë të parë dhe në të janë Mithat Frashëri, Ali Këlcyra, bashkëshortja e tij Advije Vrioni dhe e bija e tyre Hëna Këlcyra vetëm 8 vjeçe.


Si Mit’hati dhe Aliu me familjen kishin vetëm një muaj që ishin larguar nga Shqipëria e çliruar nga gjermanët por në të cilën komunistët kishin ardhur në pushtet. Autori i fotografisë është një kinez që për fat, pasi e fiksoi në celuloid dhe e stampoi në letër, një kopje ia dhuroi personazheve të fotoës. Ka një arsye përse e publikojmë sot këtë foto.

Më 3 tetor 1949 mbylli sytë përgjithmonë Mit’hat Frashëri, një personazh që në kufijtë ekstremë sot studiues të veçantë e quajnë gjeniu i kombit dhe në ekstremin tjetër vazhdojnë ta quajnë tradhtar.

Por mjaftojnë veprat që la Mit’hat Frashëri pas dhe çdokush e bën vetë bilancin e jetës së këtij njeriu.

Një intelektual i sërës së lartë që shkroi çdo gjë nga mendja dhe vepra e tij në shërbim të kulturës së kombit por që bëri vetëm një gabim në jetën e vet:  që vdiq.

Ironia e kësaj fraze lidhet me atë fjalim në BBC në gusht të vitin 1949 që bëri jehonë botërore por që vetëm dy muaj më pas ai ndërroi jetë.

Historia nuk bëhet me sikure, por punët do të ishin ndryshe nëse ai nuk do të kishte vdekur në kulmin e përgatitjeve për ndërhyrje në Shqipëri dhe rrëzimin e komunizmit. Sot në 67 vjetorin e vdekjes së Mit’hat Frashërit keqardhja nuk vjen nga fakti që ai nuk jeton por nga ajo që shteti shqiptar i ka një borxh të madh këtij kalorësi të patriotizmit.

Zyrtarisht shteti ynë as e ka rehabilituar veprën që ai bëri e as e ka sulmuar. Është nga ato sjellje edhe më të rëndë se kaq: E ka lënë në harresë. Mjafton të përmendim se kur në Tiranë lexon lloj-lloj emra rrugësh e institucionesh e buste deri anonimë në raport me atë që bëri Mit’hat Frashëri, natyrisht çdokush ndjehet keq.

Ndjehet keq edhe për faktin se ai ishte dardha që ra nën pemën e madhe të Frashëllinjve, djali i Abdylit dhe nipi i Samiut dhe Niamit. Ndjehet keq aq sa kohë më parë shumica e shqiptarëve arrinin deri aty sa nuk I bashkonin dot emrin Mithaht Frashëri dhe pseudonimin e tij Lumo Skëndo duke menduar se janë persona të ndryshëm.

Por në fakt nuk kishin edhe shumë faj: Veprat që ai la pas nuk e mbanin dot në një emër. Mit’hati dhe Lumoja vërtetë janë një, por nga ajo që ai bëri për kombin, nga ajo që ai shkroi, nga ajo pasuri kulturore që la pas, vërtetë ia ka vlejtu që ky gjeni të ketë patur dy emra.

/Roland Qafoku

Etiketa: Mit'hat Frashëri


Ju sugjerojmë

Edhe Maqedonia do të prodhojë armë, kompania britanike do investojë 150 mln dollarë
Rajoni

Edhe Maqedonia do të prodhojë armë, kompania britanike do investojë 150 mln dollarë

23 Tetor, 2025 11:17 am
Berisha apel deputetëve të rinj: Mos shkëputni lidhjet me zgjedhësit
Kryesore

Berisha apel deputetëve të rinj: Mos shkëputni lidhjet me zgjedhësit

23 Tetor, 2025 10:59 am
Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Dy të vrarë për një kafe në Manzë, 4 të arrestuar

23 Tetor, 2025 10:12 am
Asetet ruse si hua për Ukrainën
Bota

Asetet ruse si hua për Ukrainën

23 Tetor, 2025 9:30 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa zona

23 Tetor, 2025 8:29 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 23 tetor 2025

23 Tetor, 2025 8:26 am
Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
-U tha në Opinion

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

22 Tetor, 2025 11:23 pm
Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
-U tha në Opinion

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

22 Tetor, 2025 10:28 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

22 Tetor, 2025 9:42 pm
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

22 Tetor, 2025 8:52 pm
Para
Kim Kardashian sheh tmerrin me sy! I vidhet vila luksoze nën kërcënimin e armës

Kim Kardashian sheh tmerrin me sy! I vidhet vila luksoze nën kërcënimin e armës

Video/ Kanye West ndërpret koncertin për shkak të emergjencës familjare

Video/ Kanye West ndërpret koncertin për shkak të emergjencës familjare

Foshnja në Sarandë dyshohet se vdiq nga i ftohti

Vdes foshnja 4 ditëshe, prindërit fajësojnë mjekët
















TE FUNDIT

Edhe Maqedonia do të prodhojë armë, kompania britanike do investojë 150 mln dollarë

Edhe Maqedonia do të prodhojë armë, kompania britanike do investojë 150 mln dollarë
23 Tetor, 2025

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka njoftuar një zhvillim të rëndësishëm ekonomik gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin...

Lexo më shumë

Berisha apel deputetëve të rinj: Mos shkëputni lidhjet me zgjedhësit

Berisha apel deputetëve të rinj: Mos shkëputni lidhjet me zgjedhësit
23 Tetor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka kërkuar deputetëve të rinj që të mos shkëpusin lidhjet me zgjedhësit. Në...

Lexo më shumë

Dy të vrarë për një kafe në Manzë, 4 të arrestuar

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
23 Tetor, 2025

Një ditë pasi një kafe e pashërbyer u bë motiv për dy jetë të humbura në Manzë, policia ka zbardhur...

Lexo më shumë

Asetet ruse si hua për Ukrainën

Asetet ruse si hua për Ukrainën
23 Tetor, 2025

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do t’i kërkojnë Komisionit Evropian më 23 tetor ta përgatisë një propozim ligjor për t’i shfrytëzuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com