Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fotoja 80 mijë $ me Obamën/ PD: Mediat e huaja flasin për skandalin

2016/07/06 at 12:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fotoja 80 mijë $ me Obamën/ PD: Mediat e huaja flasin për skandalin

Partia Demokratike ka renditur sot listën e mediave ndërkombëtare që flasin për skandalin e 80 mijë dollarëve për një foto me Obamën, ndërkohë që i akuzuari direkt, kryeministri Rama ka zgjedhur të heshtë.

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka theksoi se “mbarë globi e di sot dhe tregon me gisht Edi Ramën, pasi mediat më prestigjioze ndërkombëtare kanë raportuar për krimin federal që hetohet nga FBI, krim i investuar nga shefi i rilindjes”.

Paloka i është përgjigjur deklaratës së Ramës, se mediat që publikuan skandalin ishin të paguara nga PD, ai listoi mediat që kanë raportuar një lajm të tillë, duke ironizuar se  “Washington Post, Associated Press, Daily Mail, The Guardian, janë gjithashtu të paguara nga opozita”.

Deklarata e Palokës

Kur skandalin e 80 mijë dollarëve për një foto me Obamën e pasqyroi Reuters dhe Zëri i Amerikës, Rama tha se janë media të paguara nga Partia Demokratike.

Sot listës së mediave botërore të blera nga opozita, që shkruajnë për skandalin 80 mijë dollarësh të Ramës për një foto me Obamën, i janë shtuar dhe Ëashington Post, Associated Press, Daily Mail, The Guardian.

Mbarë globi e di sot dhe tregon me gisht Edi Ramën, pasi mediat më prestigjioze ndërkombëtare kanë raportuar për krimin federal që po hetohet nga FBI, krim i investuar nga shefi i rilindjes.

Ndërkohë Rama vazhdon të heshtë, nuk jep asnjë shpjegim dhe sulmon opozitën dhe mediat më në zë në botë si të blera.

Një njeri i korruptuar si Edi Rama, i cili bleu me 80 mijë dollarë një foto me Obamën, mendon se çdo gjë është në shitje e çdo gjë mund të blihet.

Por krimi është shumë i rëndë, është krim federal, dhe eshtë kryer në Amerikë ku Edi Rama nuk i bën dot shantazhe kriminale drejtësisë.

Krimi është i rëndë dhe mediat më prestigjioze botërore flasin për të, dhe nuk janë si ato media që i kap, i lëshon, u mbyll gojën dhe i drejton vetë Edi Rama.

Nuk është nga ato skandale që Rama mendon se do ta kalojë duke sulmuar opozitën, apo duke sulmuar Ëashington Post, Reuters, Associated Press, Zëri i Amerikën, The guardian, e Daily Mail, si të blera nga ne.

Ai ka zgjedhur të mos japë asnjë shpjegim, të heshtë, dhe të reagojë me zyrën e propagandës duke sulmuar mediat ndërkombëtare. Kjo është zgjedhja e një fajtori. E një njeriu të kapur në krim.

Përveç hetimit që po bën FBI, është e qartë se Rama ka konsumuar tre vepra penale edhe sipas ligjeve shqiptare, që janë ndikimi i paligjshëm, mosdeklarimi i pasurisë, dhe pastrimi i parave, vepra për të cilët ai duhet të përgjigjet para drejtësisë shqiptare.

Kallëzimi penal është dorëzuar tashmë, dhe ne i kërkojmë Prokurorisë të hetojë me seriozitet dhe e pandikuar nga sulmet e presionet e Edi Ramës.

Ju sugjerojmë

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Para
Ja si mund ti lexoni fshehtazi mesazhet në Whatsapp dhe Facebook Messenger

Ja si mund ti lexoni fshehtazi mesazhet në Whatsapp dhe Facebook Messenger

Video/ Policia në SHBA vret një zezak

Video/ Policia në SHBA vret një zezak

E fundit/ Gjendet pas dy javësh mikrofoni që Ronaldo hodhi në liqen

E fundit/ Gjendet pas dy javësh mikrofoni që Ronaldo hodhi në liqen

Please login to join discussion

TE FUNDIT

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
6 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ka arrestuar një 42-vjeçar me qëllim ekstradimin, pasi ishte i dënuar nga autoritetet italiane,...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
6 Qershor, 2025

Pas zhvillimit të vizitës në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë me rastin e Kurban Bajramit, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali zhvilloi...

Lexo më shumë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
6 Qershor, 2025

Katër persona janë vrarë ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur përgjatë natës në Kiev, si pasojë e sulmeve me raketa...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
6 Qershor, 2025

Pas 11 vitesh, Shqipëri-Serbi do të “ndeshen” përsëri në fushën e blertë. Dy vende, dy skuadra dhe një histori mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com