PD pritet të depozitojë sot ne oren 13: 00 në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal ndaj kryeministrit Edi Rama, ne lidhje me pagesen e dyshuar te 80 mije dollareve per foton me presidentin Obama gjate fushates per zgjedhjet presidenciale te 2012. Për ligjin amerikan ky është një krim federal, ndaj FBI ka nisur hetimet. Bashkëpunëtori i Edi Ramës, Bilal Shehu e ka pranuar krimin para drejtësisë amerikane. Shehu ka pranuar se paratë janë paguar për Edi Ramën. Kallëzimi i PD ka si objekt faktin se, Rama ka ushtruar ndikim të paligjshëm dhe ka fshehur pasurinë.