Mbetjet e një anije gjigante aliene janë dalluar në sipërfaqjen e planetit Mars. Të paktën kështu prentendon një përdorues në YouTube, që e dalloi anijen gjigante pasi studioi një foto të NASA –s.
Kaq ka mjatuar që gjurmuesit e alienëve të pretendojnë se kjo është provë e qartë se në planetin e kuq mund të ketë civilizim.
Nigel Watson, duke folur për Metro tha: “Duket sikur ekziston një mallkim në Mars, pasi dy e treta e misioneve në këtë planet kanë dështuar. Tani siç duket edhe anijet aliene kanë të njëjtin fat”.
Në fakt dështimi i pjesës më të madhe të misioneve drejt Marsit, vjen për shkak të uljes në sipërfaqjen e tij, e jo nga aktiviteti hapësinor alien apo sabotimi i kombeve rivale, siç pretendojnë disa./tvklan.al