Destinacioni i radhës për Aurela Hoxhën në këto ditë pranvere ka qenë Kana, ku aktualisht po zhvillohet edicioni i 69-të, i njërit prej festivaleve më të njohur të kinemasë dhe filmit. Por duket, se përveç festivalit, Aurela është duke e shijuar qytetin francez dhe është kujdesur, që sërish përmes fotove të nxjerrë në pah edhe format e saj.