Vera e nxehtë e ka joshur edhe këngëtaren Nora Istrefi të ndalet buzë detit dhe pikërisht në plazhin e Dhërmiut, ku duket se po i shijon rrezet e diellit. Ajo është fotografuar nga Panorama, që sjell edhe një foto topless teksa përpiqet të thithë sa më shumë rreze dielli e shtrirë në shezlon. Mungon Roberti, por shihet prania e truprojave që shoqërojnë zakonisht Norën. Me sa duket këngëtarja ka përfituar nga turi i saj veror i koncerteve në Vlorë, për të shijuar plazhin paraditeve.