Këto janë fotot më të fundit që vijnë nga Parku i Liqenit, ku edhe siç shikohet ka nisur betonizimi i Parkut, çka ka shtuar edhe më shumë irritimin e aktivistëve të shoqërisë civile por edhe atyre të Partisë Demokratike, që këtë mbrëmje kanë shembur gardhin rrethues dhe kanë vendosur aty një tendë për të kaluar natën dhe për të mos lënë të vazhdojnë më tej punimet.