Hermes Nikaj, djali që hap mëngjeset e “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ka vendosur ti prezantojë me foto publikut, të fejurën e tij.
Ai thotë për të përditshmen Shekulli se të dy kanë realizuar setin e parë fotografik me rastin e fundvitit.
Biondja që shfaqet në krah të Hermesit quhet Angela. Dhe tashmë ata janë në një bashkëjetesë.
Nikaj ndihet i lumtur në këtë bashkëjetesë, ndërsa deklaron se shumë shpejt familjet e tyre do të shkëmbejnë kafetë e para familjare.