Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Zbulohet skandali, ja si PS dhe vëllezërit e Muharrem Ramës blenë votat në Dibër

2016/09/12 at 8:40 PM
në Aktualitet, Kronikë, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto/ Zbulohet skandali, ja si PS dhe vëllezërit e Muharrem Ramës blenë votat në Dibër

Partia Demokratike ka denoncuar ditë më parë se eksponentë të mazhorancës po blejnë votat për kandidatin Muharrem Rama në Dibër.

Disa prova të tjera janë bërë sot publike nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, që tregon rastet e votimit familjar dhe pazaret që bëhen për çmimin e votës, që varion nga 50 mijë Lekë deri në 100 mijë Lekë të vjetra.

http://www.dailymotion.com/video/x4sydhh_20160912-202724_shortfilms#tab_embed

Bashkëpunëtorët e “Fiks Fare” shkuan në farmacinë e vëllait të Muharem Ramës në Dibër, pasi kishin informacion se jepeshin lekë në këmbim të votës. Gjatë bisedës, vëllai i kandidatit Rama i kërkon qytetarit listën e votuesve që kishte me vete, ndërkohë që në ato momente, aty vjen dhe vëllai tjetër i kandidatit, Nehat Rama.

Pas një bisede të shkurtër me të dhe teksa shohin listën, Nehat Rama i kërkon qytetarit që të kthehej pas 15 minutash. “Shkoni tek radiologjia këtu, ose shkoni pini ndonjë kafe ku të doni e pastaj ecni, Të bëjmë një konsultë, kush do ua japë. A mirë? Dhjetë minuta a një çerek ore, mirë”, i drejtohet vëllai i kandidatit qytetarit të interesuar për para.

Qytetari kthehet pas 15 minutash, ku takon sërish Nehat Ramën, i cili i cakton një takim për të nesërmen në mëngjes. “Do shkosh e takojsh Ilir Venecin, mirë atje do shkojsh, do i thuash të çoj Nehati, mirë. Më çoi Nehati i thuaj. Ai të mbaron punë mirë se ai e ka atë zonë”, shprehet vëllai i Muharrem Ramës.

http://www.dailymotion.com/video/x4sydpc_20160912-203337_news#tab_embed

Qytetari paraqitet një ditë më vonë dhe gjen një koleg të vëllait të kandidatit, i cili i kishte thënë që të takonte një koordinator të PS-së. Qytetari u takua me koordinatorin e PS-së në rrugë dhe i ka thënë që do e telefononte një person që ka zonën. Gjatë bisedës telefonike, koordinatori është shprehur se nuk japin para, por mund të bisedojnë për ndonjë vend pune pas zgjedhjeve.

Por, veç bisedave për blerjen e votës me shtabin elektoral dhe të afërmit e kandidatit, Fiks Fare bisedoi edhe me banorë në zona të ndryshme të Bashkisë Dibër. Ata u treguan gazetarëve të emisionit investigativ se të dyja forcat politike kanë ofruar para në këmbim të votës. Ata shpjegojnë se shumat janë të ndryshme, ku e majta ofron euro, ndërsa eë dajthta lekë. “Familje shumë të varfra, ose pa nivel, shiten për 10-20 mijë lekë të vjetra, ose një torbë miell”, rrëfen një nga banorët e Sllovës. Një banor tjetër tregon se PS ka ofruar edhe 5 mijë lekë të reja për votë.

Nga ana tjetër, Fiks Fare solli edhe atmosferën e ditës së zgjedhjeve, kur në disa raste në fshatra të Dibrës nuk mungoi votimi kolektiv. Emisioni transmetoi disa raste në fshatrat Sllovë, Rrënxë dhe Muhur, ku 2-3 veta votojnë bashkë, ndërkohë që vëzhguesit thonë se gruaja bën çfarë i thotë burri, duke e cilësuar këtë veprim si diçka e zakonshme.

4 votat2 votat3 votat5 votat1 votat

Etiketa: blerje votashpsskandali

Ju sugjerojmë

Ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron: Masa goditëse brenda ditësh për “symbyllurit”
Politikë

Hapësirat publike, Rama ‘sulmon’ një tjetër gjykatës: Nuk është presion, por …

28 Gusht, 2025 1:24 pm
Ndërpritet seanca në Kuvendin e Kosovës, dështon zgjedhja e nënkryetarit serb
Rajoni

Ndërpritet seanca në Kuvendin e Kosovës, dështon zgjedhja e nënkryetarit serb

28 Gusht, 2025 1:04 pm
Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit
Kryesore

Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit

28 Gusht, 2025 12:50 pm
Skandali i publikimit të pagave/Prokuroria lëshon urdhër-arreste, 2 të arrestuar
Aktualitet

I arrestuar për trafik droge, Prokuroria sekuestrohen pasuritë e një shtetasi

28 Gusht, 2025 12:43 pm
Asambleja e Partisë Socialiste mblidhet më 11 shtator
Kryesore

Asambleja e Partisë Socialiste mblidhet më 11 shtator

28 Gusht, 2025 12:31 pm
Ndahet nga jeta aktori i njohur, Naun Shundi
Aktualitet

Ndahet nga jeta aktori i njohur, Naun Shundi

28 Gusht, 2025 12:13 pm
Industria automobilistike shkurton 51.500 vende pune
Bota

Industria automobilistike shkurton 51.500 vende pune

28 Gusht, 2025 12:06 pm
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: T’i jepet fund luftës në Gaza!
Aktualitet

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: T’i jepet fund luftës në Gaza!

28 Gusht, 2025 11:52 am
Dimal Basha distancohet sërish nga artikulli kundër UÇK-së
Rajoni

Dimal Basha distancohet sërish nga artikulli kundër UÇK-së

28 Gusht, 2025 11:41 am
Rama: Krijimi i një Ndërmarrjeje të re për Mbetjet, sfida më e madhe për Integrimin
Kryesore

Rama: Krijimi i një Ndërmarrjeje të re për Mbetjet, sfida më e madhe për Integrimin

28 Gusht, 2025 11:34 am
Para
Renato Mekolli u bie tenxhereve në DWM

Renato Mekolli u bie tenxhereve në DWM

Video/ Xum Allushi imiton kolegët e Dance With Me

Video/ Xum Allushi imiton kolegët e Dance With Me

Video/ Fjolla Morina tregon anën e saj seksi

Video/ Fjolla Morina tregon anën e saj seksi

TE FUNDIT

Hapësirat publike, Rama ‘sulmon’ një tjetër gjykatës: Nuk është presion, por …

Ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron: Masa goditëse brenda ditësh për “symbyllurit”
28 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një tjetër vendim të një gjyqtari për një ndërtim pa leje. Ai...

Lexo më shumë

Ndërpritet seanca në Kuvendin e Kosovës, dështon zgjedhja e nënkryetarit serb

Ndërpritet seanca në Kuvendin e Kosovës, dështon zgjedhja e nënkryetarit serb
28 Gusht, 2025

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, nuk ka marrë votat për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, duke bërë...

Lexo më shumë

Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit

Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit
28 Gusht, 2025

Komisioni Rregullator në KQZ ka miratuar ditën e sotme rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit. Me tre vota pro...

Lexo më shumë

I arrestuar për trafik droge, Prokuroria sekuestrohen pasuritë e një shtetasi

Skandali i publikimit të pagave/Prokuroria lëshon urdhër-arreste, 2 të arrestuar
28 Gusht, 2025

Prokuroria Tiranës ka sekuestruar 18 pasuri të paluajtshme të shtetasit Kristian Koni dhe nënës së tij pensioniste. Sipas hetimeve këto...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com